Kandidatja e PD për Fierin, Eriselda Zotaj, denoncoi kreun aktual të bashkisë dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për shantazh ndaj votuesve.
“Mua më kanë ardhur mesazhe denoncimi se ai zotëria guxon dhe kap demokratët dhe I thotë “mos prano të jesh komisioner se e di çfarë do të bëj unë”. Është për të ardhur keq që në 2023 qytetarët tanë janë në shantazh nga PS-ja se ata do I heqin nga puna. Kemi përballë dhe kampin e foltores dhe LSI-së që kanë eksponentë dhe marrin në telefon strukturat e PD-së dhe i shantazhojnë në mënyra të çuditshme”.- tha Zotaj.
Lajmi kryesor:
‘Vendoret’/ Boçi prezanton projektin për parkun diellor të Elbasanit: Askush s'duhet të na rrëzojë shpresat! Haxhiu: Do ndryshojmë Kurbinin
M.Q./ReportTv.al