Kandidatja e PD për Patosin, Pranvera Rizai për Report Tv: Mungon infrastruktura dhe kanalizimet, ja programi im

28 Prill 2023, 20:20| Përditesimi: 28 Prill 2023, 20:26

  • Share

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Patosit, në një intervistë dhënë për Report Tv, foli mbi pikat e saj të programit, ndërsa kërkoi votëbesimin e qytetarëve më 14 maj. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Pranvera Rizai prezantoi programin e saj me 10 pika për bashkinë e Patosit, ku në qendër të tij janë përmirësimi i ekonomisë, bujqësisë, shërbimeve për qytetarët apo edhe politika për të rinjtë.  

“Unë si kandidate bashkë me stafin tim kemi përpiluar një program të realizueshëm, program mbështet në këto pika. Pika  e parë është mbështetje e ekonomisë lokale, edukim dhe shërbim shëndetësor cilësor në interes dhe më afër qytetarit, infrastruktura dhe shërbimet për qytetarë, transparencë dhe llogaridhënie për çdo taksë, tarifë dhe fond që vjen nga qeveria qendrore, rinia potencial më i madh për të ardhmen, kohezion social dhe mbështetje ndaj më të pamundurve, bujqësia motori i zhvillimit të qëndrueshëm, potenciali i jashtëzakonshëm i vlerave historike dhe mjedisore ndaj zhvillimit të turizmit në qytetin tonë”, tha ajo.

Sa i takon punës së bërë deri më tani nga Bashkia Roskovec, Rizai thotë se është lënë pas dore infrastruktura dhe kanalizimet.

“Në pikëpamjen time dh enë takim me qytetarët them se bashkia Patos ka bërë diçka të mirë, ne do ta perfeksionojmë më tej dhe ka plot halle që po i vuan populli. Infrastruktura të lë për të dëshiruar, rrugët s’janë të rregulluara, kanalizimet lënë për të dëshiruar. Ka plot gjëra që nuk janë bërë”, tha ajo.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?