Kandidati i PS-së për Korçën, Sotiraq Filo takim me banorët në Voskop: Fshati dhe fermerët do të jenë në fokus të këtij mandati  

11 Maj 2023, 14:21| Përditesimi: 11 Maj 2023, 14:57

  • Share

Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo, ka zhvilluar një takim me banorët në Voskop, të cilët fillimisht i falënderoi për mbështetjen e madhe duke thënë se në këtë zonë janë bërë investime të shumta në arsim, ujësjellës, infrastrukturë rrugore por të tjera investime më të mëdha do të kryhen gjatë mandatit të ardhshëm.

Veç punëve të bëra në mandatin që është drejt mbylljes, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo njëherazi kandidat i PS për kreun e kësaj bashkie në zgjedhjet e 14 majit, prezantoi prioritetet e punës së tij në një takim me banorët e njësisë Voskop.

Filo theksoi se rrjeti i kanalizimeve dhe rruga e Dërsnikut mbetet primare për mandatin e ardhshëm, kohë kur investimet dhe mundësitë për fshatin do të jenë të shumta. Më tej Filo nuk la pa përmendur edhe mbështetjen për fermerët që po ashtu do të jetë në focus të punës së tij.

“Prioritet i punës tonë janë kanalizimet dhe asfaltimi i rrugëve të brendshme të fshatrave. Duam të ndihmojmë fermerët sidomos fermerët e pemëtarisë që te ulim koston e prodhimit dhe t’ju lehtësojmë barrën në investime. Për këtë arsye kjo qendër e re e teknologjike bujqësorë që duam të ngremë në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Fondin Kombëtar të Zhvillimit, do të ketë një laborator të analizave të tokave bujqësore, si dhe do të ndihmojë fermerët me këshillim të personalizuar, për shërbimet që duhet t’i kryejnë parcelave të tyre, në mënyrë që çdo shërbim të realizohet në kohën  e duhur", tha Filo.

Ndaj edhe për këtë, Filo gjatë fjalës së tij kërkoi mbështetje masive për zgjedhjet e 14 majit, me qëllim që të vijojë me punët e nisura dhe projektet e ideuara për ta çuar Korçën dhe fshatrat e saj në një tjetër standard.


Lajmi kryesor:

Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?