Politikë

Kandidati i PD dorëzon në SPAK USB-në, Këlliçi: Në Vaqar Myrta dhe Goga, me lista legalizimesh dhe ushqime me vete për vota

22 Prill 2021, 11:02| Përditesimi: 22 Prill 2021, 11:17

  • Share

 

Kandidati për deputet i PD-AN, Belind Këlliçi thotë se ka dorëzuar në SPAK një USB, e cila sipas tij përmban biseda për korrupsion nga zyrtarë të mazhorancës.

"Nuk mund të vidhet prona e qytetarëve, mundin e një jete dhe personat të gradohen. Gentian Myrta ka pasur zyrtarë të komunës me vetë së bashki me Bledar goga, punonjës i kadastrës, janë kapur në flagrancë me lista legalizimesh dhe ushqime me vete. Janë manipuluar provat në komisariatin numër 6.  Ne jemi gjatë gjithë kohës të angazhuar që procesi i 25 prillit të jetë me standarde. Unë nuk kam dalë me banditë në fushatë por me program.  Kam dorëzuar një USB, është një audiopërgjim. Kemi bërë edhe dorëzimin e transkriptit. Prokurorisë i takon të bëjë verifikim. Bëhet fjalë për dhjetëra-mijëra euro për t'i dhënë një shërbim që i takon një qytetari", tha Këlliçi.


Lajmi kryesor:

Grupi i PD bllokon shpërndarjen e ushqimeve për iftar në Vaqarr, hetohet për plagosje Florenc Hoxha! 'Do ta bëj trupim vrima, vrima', i kërcënuari: Si më goditi në makinë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?