Fredi Bejleri

Kandidati i MAVIT dhe i Foltores

29 Mars 2023, 09:30| Përditesimi: 29 Mars 2023, 09:33

  • Share

Policia greke dhe EIP, (shërbimi sekret Grek) arrestuan në vitin 1995 8 anëtarë të organizatës ekstremiste MAVI me armë të rrëmbyera në Postën Kufitare të Peshkëpisë e cila në Prillin e vitit 1994 ishte sulmuar pabesisht nga një komando terroriste.

Si korrespodent i at’hershëm i Zerit të Amerikës kam raportuar për ngjarjen disa herë. Të arrestuarit u transferuan në burgun e Koridhalosë por pala shqiptare në mënyrë të çuditshme refuzoi të bashkëpunonte me shkëmbimin e informacionit, veçanërisht shkëmbimin e hollësive balistike.

Me të arrestuarit u gjend edhe Fredi Bejleri, por pa armë. Gjatë hetimit disavjeçar, kudo ku gjendeshin të dyshuarit si autorë të masakrës, në çdo rrethanë, pranë tyre shfaqej “rastësisht” edhe Fredi Bejleri, një aktivist i organizatës ekstremiste MAVI së bashku me ungjin e tij.

Që Shqipëria kurrë nuk hetoi seriozisht për masakrën e Peshkëpisë, kjo mund të kuptohet, një shtet karagjoz nuk e ka problem talljen me vetveten. Nē Greqi ekstremistët arrestohen, aktivistët e Agimit të Artë ikin nga sytë këmbët, kurse në Shqipëri përfaqsojnë në zgjedhje Foltoren sovraniste të Sali Berishës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?