Iljaz Shehu

Politikë

Kandidati i LVV-së shpalos programin e tij me 13 pika për Lezhën dhe Shqipërinë: Zëri im do jetë në shërbim të qytetarëve

29 Mars 2021, 17:37| Përditesimi: 29 Mars 2021, 17:40

  • Share

Iljaz Shehu kandidat për qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 25 prillit, i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shpalosur 13 pikat e programit të tij politik për Shqipërinë si dhe për Lezhën.

Shehu i fton qytetarët që të lexojnë 13 pikat programore, ndërkohë që falënderon të gjithë aktivistët, qytetarë, profesionistë me të cilët arritëm të dalim në këto pika, të cilat do të mbrohen dhe përcillen në parlament nga ana e tij.

Shehu shton se zëri im do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe këtyre pikave programore për ta dhe për vendin tonë.

Në 13 pikat programore, kryeson fokusi për shëndetin publik si energjia e parë e Republikës, ku nënvizohet që të rritet buxheti prej 5.2% të prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në mesataren evropiane prej 9.9% të PBB.

‘13 pikat programore për Shqipërinë dhe për Qarkun e Lezhës. Duke ju ftuar që t’i lexoni këto 13 pika programore, po gjej edhe rastin që të falenderoj të gjithë ata aktivistë, qytetarë, profesionistë me të cilët arritëm të dalim në këto pika, të cilat do të mbrohen dhe përcillen në parlament nga ana ime. Zëri im do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe këtyre pikave programore për ta dhe për vendin tonë.

Fryma e cila na përshkon, të cilën e ndjekim dhe përpiqemi që vazhdimisht ta fuqizojmë, merr kuptim dhe realizohet vetëm atëherë kur përqendrohet në pika programore, kurse pikat programore marrin kuptim dhe konsistencë vetëm kur garantohen nga kjo frymë që nuk ndalon. Me pika programore krejt të drejta, për një politikë.’- shkruan Shehu.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?