Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi

Kandidatët për deputetë, KQZ u kthen për korrigjim listat PS-së, PD-së dhe disa partive të tjera

10 Mars 2021, 20:37| Përditesimi: 10 Mars 2021, 20:50

  • Share

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit, kthen për korrigjim listat shumemërore të kandidatëve për deputetë të depozituar nga 6 subjekte politike.

Në njoftimin e shpërndarë theksohet se listat janë kthyer në mënyrë që partitë të korrigjojnë dokumentacionin.

Listat janë kthyer për këto 6 subjekte zgjedhore: 

Partia Nisma Thurje;

Partia Balli Kombëtar;

Partia Bindja Demokratike;

Partia Socialiste e Shqipërisë;

Koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN;

Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor–Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët”;  
 
Më parë gjatë ditës së sotme KQZ ka kthyer për rishqyrtim listat e partive:

1 - Partia Lëvizja e Re;

2- Partia Aleanca Demokracia e Re;

3- Partia Lëvizja për Ndryshim;

4- Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.”

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?