Kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë në Shqipëri takohen me Albin Kurtin në Kosovë! Nënshkruajnë formularin e KQZ-së

1 Shkurt 2021, 17:00| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 17:04

  • Share

Tre kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, u pritën në takim mbrëmjen e djeshme në Kosovë nga kreu i VV-së atje, Albin Kurti.

Ata nënshkruan formularin e KQZ-së për kandidatët Boiken Abazi në qarkun e Tiranës, Iliaz Shehun në Lezhë si dhe Kreshn9ik Merxhanin në Gjirokastër.

Ndër të tjera, në këtë takim u diskutua për zhvillimet kryesore në Shqipëri e Kosovë dhe për punën drejt zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe 25 prillit.

Kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes u prezantuan gjatë ditëve të fundit në 3 qarqe. Boiken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu në Lezhë dhe Kreshnik Merxhani në Gjirokastër.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes në Shqipëri:

"Albin Kurti dhe përfaqësues të Lëvizjes në Kosovë takohen me tre kandidatët nga zgjedhësit për Tiranën, Lezhën dhe Gjirokastrën dhe nënshkruajnë në mbështetje fomularin e KQZ-së. Kandidatët nga zgjedhësit, Boiken Abazi për qarkun e Tiranës, Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës, bashkë më anëtarët e Bordit të Qendrës në Shqipëri, Dejona Mihali, Hysamedin Feraj dhe Gearda Demiraj, u pritën mbrëmë në takim në Prishtinë nga kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Hydajet Hyseni, Sami Kurteshi, Gani Krasniqi, Hajrullah Çeku dhe Agon Hamza. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet kryesore në Shqipëri e Kosovë, për punën drejt fitores së madhe të 14 shkurtit në Kosovë e për kandidaturat në Tiranë, Lezhë e Gjirokastër në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Republikën e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, që kanë edhe nënshtetësinë e Republikës së Shqipërisë dhe adresën e banimit në qarkun e Tiranës, nënshkruan formularin e KQZ-së në mbështetje të kandidaturës së Boiken Abazit për qarkun e Tiranës. Ata më tej diskutuan nga afër me kandidatin Iliaz Shehu për qarkun e Lezhës dhe kandidatin Kreshnik Merxhani për qarkun e Gjirokastrës duke shprehur mbështetjen dhe urimet për këto kandidatura që janë mirëpritur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Nga ana e tyre, tre kandidatët nga zgjedhësit i ftuan përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë të vinë në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër e më gjerë në Shqipëri për ta çuar së bashku përpara projektin kombëtar. Si përherë, bashkë është e mundshme!" - shkruan Vetëvendosje në Facebook.

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 01/02/2021 17:31

    Albin Kurti nje zorre by*the kerkon nje m*t qe te haje ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?