VIDEO/Kandidatët e Berishës dhe Metës ‘shfrenojnë’ fantazinë! Boçi: 3000 vende të reja pune dhe një ‘Disney Park’ në Elbasan

17 Prill 2023, 18:37| Përditesimi: 17 Prill 2023, 19:58

  • Share

ELBASAN- Kandidatët e koalicionit Berisha-Meta duket se po e “shfrenojnë imagjinatën” në premtimet e tyre elektorale.

Pas Belind Këlliçit që ka si “kalin e betejës së tij” premtimin për autobus falas, radha është e kandidatit për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi. Ai është shprehur se do të hapë 3 mijë vende pune e madje tha se do të ndërtojë edhe “Disney park” në Elbasan.

“2500-3000 vende pune. Synojmë ndërtimin e parkut të madh të lojërave dhe zbavitjes dhe një format i ngjashëm, jo adekuat i “Disney park”, që do të realizohet me ankand. Bashkia do të bëjë projektin dhe do të ftojë kompani botërore. Pretendojmë që këtu të punësohen 200 njerëz me kohë të plotë”, tha ai.

Një tjetër premtim i tij është “15 tregje të reja në qytet dhe njësitë administrative”. Ai tha se fokusi i tij do të jetë mbajtja e të rinjve në atdhe.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 18/04/2023 09:10

    KY NON GRATA MIRE QE ESHTE BOKSIER PO QEKA EDHE PINOCCHIO....

    Përgjigju
  • Perkthyesja: 17/04/2023 22:44

    Fluturon gomari?? P{o per aq kohe sa ne jepni voten ju cojme ne hene dhe me gomone!!

    Përgjigju
    • @perkthyesja: 18/04/2023 04:30

      Po c’ke me ta, per muhabet i thone se e kane te qarte qe s’fitojne gje. Pse te lidhen kot me programe, keputi nja dy premtime me presh kush e ha e ha. Nga ana tjeter s’ka as premtime se kur s’ka gare pse te harxhojne fryme

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?