Aida Hajnaj

Kandidate për drejtimin e FBI-së shqiptare, zv/ drejtoresha e policisë kalon vettingun

21 Shkurt 2020, 13:05| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 15:45

  • Share

TIRANE- Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmon në detyre Aida Hajnajn, zëvendës drejtoreshë e përgjithshme e policisë së shtetit pasi rezultoi e pastër në tre kriteret e vlerësimit, pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

 Për Zv.drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, u zhvillua sot një seancë dëgjimore. Përsa i përket pasurisë, Hajnaj ka një apartament në Tiranë, në pronësi të babait që nuk jeton më. Në dosjen e saj figuron edhe një shtesë apartamenti në Tiranë, që është në emër të nënës dhe vëllait të saj.

Komisioni nuk gjeti prova për kontakte me persona të përfshirë në aktivitete kriminale. 

Aida Hajnajn është në garë edhe për Byronë Kombëtare të Hetimit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?