Kandidate e PS në Roskovec, Majlinda Bufi për Report Tv: Puna që kemi bërë deri tani garanton fitoren time! Bujqësia dhe turizmi, prioritet

28 Prill 2023, 20:31| Përditesimi: 28 Prill 2023, 20:41

  • Share

Majlinda Bufi, kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Roskovecit, që po garon për një mandate të dytë në krye të kësaj bashkie, thotë se puna e bërë nga ajo deri më tani në bujqësi, infrastrukturë, pastrimit të qytetit është garanci për fitoren e saj. E ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bufi e vuri theksin e punës së bashkisë në sektorin e bujqësisë.

“Zhvillimi i bujqësisë në Roskovec është një nga arritjet tona më të mëdha. Sot në Roskovec prodhohen mijëra ton perime dhe 70% e tyre eksportohet jashtë vendit. Qytetarët gjithmonë e më shumë e kanë parë si mundësi reale rikthimin në Atdhe.  Ujitja dhe kullimi është një nga elementët kryesorë që qytetarët e kanë parë si një mundësi shumë të mirë për investime në bujqësi, sidomos në sera. Deri në 250 hektarë sera është aktualisht në territorin e Roskovecit.  Sa i përket 4 viteve të ardhshme mund të them se objektivi ynë është shndërrimi i bujqësisë nga prodhuese edhe përpunuese. Ne duam t’i mbështesim qytetarët e Roskovecit për një linjë përpunimi.  Edhe mbështetja për kultivimin e ullirit është një pjesë shumë e rëndësishme e arritjeve tona”, tha ajo.

Kandidatja socialiste për Roskovecin tha gjithashtu se në Roskovec arrihet pastrimi i 100% i territorit të Bashkisë.

“Ndërsa një tjetër çështje për të cilën ne ndihemi krenarë. Aktualisht mbulojmë pastrimin e 100% të territorit. Jo vetëm me pastrim por edhe me ndarjen e mbetjeve në burim. Sot në Roskovec kemi një qendër të përpunimit të mbetjeve bimore, për prodhimin e plehut organik.  Ne kemi arritje gjithashtu në përmirësimin e infrastrukturës. Synimi ynë është që në 2 vitet e ardhshme të kemi të asfaltuara të gjitha rrugët në zonën e banuar në Roskovec”, tha Bufi.

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Roskovecit e vuri theksin edhe në aspektin social të punës së bashki. Ajo tha se prioritet ka qenë rritja e cilësisë së jetës së komunitetit rom, e cila sipas saj është përmirësuar ndjeshëm. Në fund Majlinda Bufi tha se kthimi i Roskovecit në një destinacion turistik është një ëndërr që do të bëhet realitet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?