Kandidat për Bashkinë e Tiranës? Dashamir Shehi në ‘N’Kohë’: Jam personazh popullor, po bëjmë sondazhe, bashkia do politikanë të rangut të lartë

12 Mars 2023, 11:53| Përditesimi: 12 Mars 2023, 12:31

  • Share

Teksa ethet e zgjedhjeve të ardhshme vendore të 14 majit kanë filluar, gara mes kandidatëve zyrtarë sa vjen e bëhet më e fortë. Deputeti dhe kryetari i LZHK Dashamir Shehi është një ndër kandidatët e mundshëm të përfolur nga kampi opozitar. Në një intervistë në emisionin N’kohë në Report Tv me gazetarin Ermal Qori, Shehi nuk e përjashton mundësinë për të kandiduar në kryeqytet.

“Deri tani se kemi vendosur, jam popull si personazh, jam votuar nga populli në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë këtë e di, gjithmonë kam marrë vota dhe prapë do marrë, gjithsesi ne po bëjmë disa sondazhe, po shohim deri ku shkon kjo ide, e mira e kësaj pune do ishte që kandidati të ishte një, ndoshta edhe dikush më i ri se se sa unë. Kur flasim për kryetar të bashkisë së Tiranës flasim për një politikanë të një rangu tjetër. Ndërsa projeksioni im ka qenë gjithmonë projeksion politikë”- tha Shehi.

 Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozi do të jenë bashkë në një aleancë para zgjedhore në garën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fokusi do të jetë tek Këshillat Bashkiakë. Ato paralajmëruan se nëse opozita do të dalë me 2, 3 apo më shumë kandidatë, edhe grupimi i tyre do të nxjerrë një kandidat për zgjedhjet lokale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bardh: 12/03/2023 15:19

    Nuk osht Pune per Ty or Dash burri i deles

    Përgjigju
  • Besnik Gaxhi Mersepe Çafaj: 12/03/2023 12:07

    Zgjidhrni Dash faqoren në krye të bashkis se Tiranës se i shifni hajrin. Dashi Havas do udhëheqi Tiranēn në mëngjes do i futi i dopjo mer jahu e në drek 2 dopjo e Tiran do flytyroi me üresh në b*th e Dashi Tiranën prall do ta boi se populli tap do jetoi edhe me prash në b*th do flytyroi. Dashi Havas ka 30 vjet në politik e e k@ ndrit ka bo çudira te gota rakis që i ka rukullis. O e shkreta Tiran ça i kan ba me Dasha Hava.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?