Kanceri i gjirit,  Arvizu: Kontrolle
të parandaloni vrasësin e heshtu

27 Tetor 2013, 09:59| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Në sheshin “Nënë Tereza” u mbajt marshimi i Pestë i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Marshimi nisi nga sheshi Nënë Tereza për të vazhduar më tej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishin të pranishme në këtë marshim ku bënë thirrje për kontrolle për të parandaluar kancerin e gjirit.

Në fushatën sensibilizuese ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu. I veshur me një bluzë ngjyrë rozë, që mbante dhe fjongon rozë ai bëri thirrje për kontrolle të hershme për të parandaluar këtë vrasës të heshtur.

“Kanceri i gjirit është një vrasës i heshtur dhe sulmon ato qeliza që na bën të jemi njerëzor. Bluza më rrinte më pak ngushtë dhe kjo tregon që nuk kam qenë i kujdesshëm sa i takon dietës.  Ka diçka që duhet të them. Përveç kujdesit të të ushqyerit ka disa njerëz që janë më shumë në rrezik ndaj ekspozimit  për shkak të historisë familjare. Kjo është arsyeja pse kontrollet e hershme janë absolutisht kritike. Sa më herët të dallohet aq më shumë ekzistojnë larmitë e trajtimeve që të ndihmojnë parandalimin e kancerit të gjirit"

Ky marshim është përmbyllja e aktiviteteve të organizuara gjatë gjithë këtij muaji për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Marshimi u organizua nga The Young Women’s Christian Association (YWCA), me mbështetjen Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, nëpërmjet një granti të PAS.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?