Kancelarja Merkel: Rreziku nga Covid shumë serioz! Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre

27 Qershor 2020, 15:18| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 15:20

  • Share

"Merreni seriozisht, sepse situate është serioze. Unë e thashë edhe më 18 mars dhe po e përsëris sot".

Kështu u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel teksa ka paralajmëruar se rreziku pandemic edhe nuk ka kaluar dhe se duhen respektuar me rreptësi rregullat e përcaktuara të emergjencës shëndetësore.

Merkel tha se "efektet e dhunshme" të pandemisë, në aspektin shëndetësor dhe ekonomik janë dramatike. Koronavirusi iu ka prerë jetën në mes më shumë se 100 mijë njerëzve në Europë.

Merkel theksoi se "Rreziku është ende serioz dhe ne priremi ta harrojmë atë. Kjo shihet në shpërthimet e reja rajonale në Gjermani. Të gjithë kanë fatin e të gjithëve në duart e tyre, dhe çdo njëri është i detyruar të respektojë rregullat".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?