Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Bota

Angela Merkel pritet të vaksinohet sot kundër COVID me “AstraZeneca”

16 Prill 2021, 07:46| Përditesimi: 16 Prill 2021, 07:52

  • Share

Kancelarja gjermane Angela Merkel, do të bëjë vaksinimin e saj të parë kundër koronavirusit ditën e sotme. Sipas mediave gjermane, Merkel do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca.

Merkel është mbi 60 vjeç dhe kështu hyn në grupin e atyre që kanë të drejtë për vaksinat AstraZeneca në Gjermani. Kancelarja gjermane do të bëhet zyrtarja më e lartë në Gjermani që merr vaksinën “AstraZeneca”.

Instituti Robert Koch regjistroi mbi 29 mijë infeksione të reja të enjten. Shumica e tyre janë të njerëzve në grupmoshën 15 deri 49 vjeç, shumë më i rëndë se dy valët e para.

Afër 80 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Gjermani që nga fillimi i pandemisë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?