Olaf Scholz

Kancelari Olaf Scholz rezulton pozitiv me COVID-19

18 Dhjetor 2023, 13:21
  • Share

Kancelari Olaf Scholz ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kancelari përmes një njoftimi në X (ish-Twitter).

“Kjo sigurisht nuk është një gjë e këndshme. Testi im aktual tregon dy viza. Momentalisht kam simptoma të lehta dhe do të vazhdoj të punoj vetëm nga zyra ime”, shkroi Scholz.

Ju rikujtojmë se Scholz ka qenë i infektuar me Covid-19 për herë të parë në shtator 2022.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë Stephen Hempstreit njoftoi se takimet e sotme dhe të nesërme të kancelarit janë anuluar, përfshirë takimin e planifikuar me kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fico.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?