Bota

Kancelari gjerman Scholz: Putin tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet e tij strategjike

26 Maj 2022, 11:21| Përditesimi: 26 Maj 2022, 11:23

  • Share

1652952954_61846266303.jpg

Kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se Vladimir Putin tashmë ka dështuar të arrijë qëllimet e tij strategjike. Ai thotë se kostot për regjimin rus kanë qenë të mëdha, por paralajmëroi se Moska do të ulet seriozisht në tryezën e bisedimeve vetëm pasi të jetë e qartë se mbrojtja e Ukrainës nuk mund të thyhet.

Scholz tha se Perëndimi duhet ta bëjë Presidentin Putin të kuptojë se nuk do të ketë një paqe të diktuar në Ukrainë.Përgjigja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.

Ndërkohë, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, kritikoi sugjerimet se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen, mes negociatave për korridoret e grurit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/Putin: Gati për të zhbllokuar grurin nëse hiqen sanksionet! Kuleba:Kemi nevojë për më shumë armë të rënda


E.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?