Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Scholz: BE duhet të nisë sa më parë anëtarësimin në BE për Tiranën dhe Shkupin

28 Mars 2022, 17:29| Përditesimi: 28 Mars 2022, 17:34

  • Share

Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropiane me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se vonesat në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshme ndaj ndikimit të jashtëm. Kështu deklaroi të hënën kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

“Është e qartë edhe për Gjermaninë dhe Suedinë se BE-ja duhet të shtyjë përpara me reforma institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim”, tha Scholz gjatë një konference për media pas takimit me kryeministren suedeze, Magdalena Andersson.

Nisja e bisedimeve për anëtarësim për Tiranën dhe Shkupin u bllokuan në nëntor të vitit 2019, pasi Bullgari, si shtet anëtar i BE-së, vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

Sofja kërkoi që fillimisht të arrihet një marrëveshjeje për gjuhën e identitetin maqedonas, që sipas Sofjes kanë “rrënjë bullgare”.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë formuar grupe punuese, duke tentuar që të zgjidhin mosmarrëveshjet, në mënyrë që Shkupi dhe Tirana të mund të nisin bisedimet për integrim evropian./REL

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alles Gute!: 28/03/2022 22:43

    Vielen Danke!

    Përgjigju
  • Veritas: 28/03/2022 22:42

    Sofja ka të drejtë,neo Makedonët janë Bullgarë,ata të vërtetë janë A'u'Tok'Tonë Arbënore stërnipër të Lekës së Matit!

    Përgjigju
  • Tani: 28/03/2022 17:47

    Nuk e duam me BE se na e keni prure ne maje te hundes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?