Kancelari gjerman Olaf Sholz

Bota

Kancelari gjerman fajëson Rusinë për reduktimin e dërgesave të gazit përmes Nord Stream 1

4 Gusht 2022, 10:37| Përditesimi: 4 Gusht 2022, 10:45

  • Share

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se Rusia është fajtore për një vonesë në dërgimin e një turbine për tubacionin kryesor të gazit Nord Stream 1. Ai tha se turbina me gaz, e riparuar në Kanada, pret në selinë e kompanisë energjetike Siemens Energy në Gjermaninë perëndimore, por se dërgimi i saj në Rusi është vonuar, sepse autoritetet ruse nuk po marrin hapat e nevojshme.

Scholz  gjermane vizitoi objektin në rajonin e Ruhrit, qendër industriale të vendit, mes tensioneve në rritje me Rusinë për sanksionet dhe luftën në Ukrainë. Ndërsa Moska redukton flukset përmes Nord Stream, ekonomia më e madhe e Evropës po përballet me një krizë energjetike këtë dimër që mund të shkaktojë një recesion dhe ta shtyjë shtetin të racionojë gazin.


"Për mua është me rëndësi që të bëj me dije se kjo turbinë është e gatshme për përdorim në çdo moment. Asgjë nuk e pengon të transportohet në Rusi”, u tha Sholz gazetarëve gjatë vizitës në Siemens Energy në qytetin Mulheim an der Ruhr.

Ai shtoi se Gazprom duhet të informojë Gjermaninë se dëshiron të dorëzojë turbinën, si dhe të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm doganor për transport në Rusi.
Gjigandi energjetik rus Gazprom muajin e kaluar në masë të madhe ka reduktuar gazin përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, ndërsa si arsye e reduktimit theksoi problemet teknike, gjegjësisht vonesën e pajisjes të cilën e kanë dërguar për servisim në Siemens.

Kompania gjermane e dërgoi turbinën në një fabrikë në Kanada, e cila e bllokoi atë që kur vendosi sanksione ndaj Gazpromit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Pas kërkesave të shumta nga Gjermania, Kanadaja vendosi të kthejë turbinën e riparuar të Siemens, të cilën e kishte mbajtur deri atëherë duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, pasi Komisioni Evropian vendosi se kjo nuk do të shkelte sanksionet e BE-së, të cilat nuk përfshijnë pajisje të tilla.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i është përgjigjur komenteve të Scholz duke thënë se turbinës i mungon dokumentacioni që vërteton se nuk i nënshtrohet sanksioneve.

"Gazprom gjithashtu ka nevojë për "dokumente mbi gjendjen e tij teknologjike", tha Peskov në njëkonferencë me gazetarët.

Ëolfgang Buechner, një zëvendës zëdhënës i qeverisë gjermane, hodhi poshtë pohimin e Peskov, duke thënë se nuk kërkohet një dokumentacion i tillë mbi sanksionet.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?