Foto ilustruese

Kanadaja ndalon testimin e produkteve kozmetike tek kafshët

2 Korrik 2023, 17:59| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 18:01

  • Share

Kanadaja ka vendosur që të ndalojë testimin e produkteve kozmetike te kafshët duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera dhe shteteve amerikane që po e largojnë këtë praktikë.

Njoftimi nga qeveria kanadeze vuri në dukje se testimi i kafshëve për kozmetikë "kryhej rrallë në Kanada".

Kanadaja do t'i bashkohet vendeve të BE, Australisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Koresë së Jugut, të cilat të gjitha kanë vendosur që të ndalojnë testimin e produkteve kozmetike te kafshët.

“Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë,” tha ministri kanadez i Shëndetësisë Jean-Yves Duclos në njoftim.

“Ne jemi krenarë që ecim përpara me këtë masë dhe sigurojmë kanadezët se produktet që ata blejnë nuk janë krijuar duke torturuar kafshët. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë për të eksploruar alternativa të sigurta dhe pa mizori, në mënyrë që të mos vuajnë më kafshë dhe të vdesin për shkak të testimit kozmetik”, tha ministri kanadez.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?