Foto gjatë vaksinimit të 89 vjeçares e cila u vaksinua e para

Kanadaja i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, nis vaksinimin anti-COVID të qytetarëve

15 Dhjetor 2020, 15:52| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 15:56

  • Share

KANADA- Ditën e djeshme ka nisur në Kanada vaksinimi masiv anti-COVID i qytetarëve dhe si pasojë bëhet vendi i tretë i cili e ka filluar vaksinën Pfizer.

Prioriteti kanë qenë moshat e mëdha dhe sigurisht stafi mjekësor i cili qëndron në vijën e parë në këtë luftë kundër koronavirusit.

89-vjeçarja Gisèle Lévesque, u bë personi i parë i cili u vaksinua në të gjithë vendin.

"Unë e shoh këtë si hapin si një hapë përpara, duke u munduar të kthejmë përsëri vendin tonë në një vend ku kanadezët kanë besim dhe ku mund të fillojnë të shohin fillimin e fundit të kësaj gjëje." Është shprehu ministri i shëndetësisë Patty Hajdu, ndërkohë që ishte i pranishëm gjatë vaksinimit të 89 vjeçare.

Kanadaja ditën e djeshme i është bashkuar Mbretërisë së Bashkuar dhe SHAB-së për sa i përket vaksinës Pfizer, ndërkohë pritet të fillojnë vaksinimin edhe shtetet Evropiane.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?