Harry dhe Meghan

Kanadaja heq dorë nga përgjegjësia për sigurinë e Harry-t dhe Meghan-it

28 Shkurt 2020, 14:20| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 14:24

  • Share

Qeveria kanadeze ka konfirmuar se në muajin prill nuk do të këtë më përgjegjësi për sigurinë fizike të çiftit Meghan dhe Harry, në momentin që ata do të nisin jetën e tyre të re larg familjes mbretërore.

Sipas CNN, policia kanadeze deri më tani ka asistuar në bazë të një marrëveshje për sigurinë e çiftit mbretëror, duke paguar një farë detyrimi financiar.

Por më 31 mars marrëveshja do të mbyllet për Meghan-in dhe Harry-n.

"Duka dhe Dukesha aktualisht njihen si Persona të Mbrojtur Ndërkombëtarë dhe Kanadaja ka një detyrim ligjor të ofrojë ndihmë sigurie. Por mbrojtja nuk do të ofrohet më në javët në vijim, në përputhje me ndryshimin e statusit të çiftit”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra Kanadeze e Ministrit të Sigurisë Publike.

Vendimi i çiftit për tu tërhequr nga titujt mbretërorë solli debate të shumta në familjen mbretërore.

Harry aktualisht ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer angazhimet e tij të fundit si pjesë e familjes mbretërore, kurse Meghan do t’i bashkohet më vonë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?