Avioni ushtarak amerikan F-22

Kanada/ Ushtria amerikane rrëzon një objekt të paidentifikuar në hapësirën ajrore kanadeze

12 Shkurt 2023, 07:54| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 07:57

  • Share

Një tjetër objekt i paidentifikuar është rrëzuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut. Lajmi u konfirmua nga kryeministri kanadez Justin Trudeau. Ai tha se objekti shkeli hapësirën ajrore kanadeze dhe u rrëzua mbi Yukon në veri-perëndim të Kanadasë.

Ushtria amerikane bashkëpunoi me Kanadanë për të rrëzuar objektin pas një telefonate mes presidentit Joe Biden Biden dhe kryeministrit Trudeau.

"Dy udhëheqësit diskutuan për rëndësinë e rikuperimit të objektit për të mësuar më shumë detaje mbi synimin ose origjinën e tij," tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Të dy avionët kanadezë dhe amerikanë u përpoqën për të gjurmuar objektin. Trudeau tha se forcat kanadeze do të mbledhin dhe analizojnë mbetjet e objektit. Avionë luftarakë amerikanë të Bazës së Përbashkët Elmendorf-Richardson në Alaska, e monitoruan objektin ndërsa hyri në hapësirën ajrore kanadeze, ku avionët kanadezë CF-18 dhe CP-140 iu bashkuan formacionit.

"Një F-22 amerikan rrëzoi objektin në territorin kanadez duke përdorur një raketë AIM 9X pas një koordinimi të ngushtë midis autoriteteve amerikane dhe kanadeze," tha zëdhënësi i Pentagonit, Brigadier Gjeneral Patrick Ryder përmes një deklarate.

Duke dhënë më shumë detaje mbi misionin për rrëzimin e objektit, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se dy avionë F-22 u ngritën nga një bazë ushtarake në Anchorage, Alaska dhe objekti u rrëzua me një raketë AIM 9X. Sekretari i shtypit i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder shtoi se FBI do të "punojë ngushtë" me policinë kanadeze. Shtëpia e Bardhë tha se objekti ishte gjurmuar dhe monitoruar "gjatë 24 orëve të fundit".

Pentagoni dha shumë pak detaje lidhur me objektin e paidentifikuar. Ai kishte madhësinë e një makine të vogël, po fluturonte në një lartësi mbi 12 mijë metra dhe dukej se ishte pa pilot.

Kjo është hera e dytë që rrëzohet një objekt i paidentifikuar, pasi të premten një tjetër u rrëzua mbi Alaskë, ndërsa Amerika Veriore duket të jetë në gatishmëri të lartë pas ngjarjes me balonën kineze. Shfaqja e objektit të fundit mbi Amerikën e Veriut vjen vetëm një javë pasi një tullumbace e dyshuar spiune kineze u shkatërrua gjithashtu nga SHBA.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?