Policia kanadeze në vendngjarje

Kanada/ I veshur si ne mesjetë, i riu vret me shpatë dy persona dhe plagos 5 të tjerë

1 Nëntor 2020, 08:46| Përditesimi: 1 Nëntor 2020, 08:51

  • Share

Një ngjarje sa e rëndë aq edhe e pazakontë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Quebec në Kanada.

Një i ri rreth të 20-ave i veshur si në mesjetë ka vrarë me shpatë dy persona si dhe ka plagosur 5 të tjerë.

Ngjarja u regjistrua në orën 22:30 në zonën e Parliament Hill në Quebec.

Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur ndërkohë që ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vrasje teksa policia po punon ende për zbardhjen e saj.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?