Kanada, gjendje e jashtëzakonshme nga zjarret në pyje

19 Gusht 2023, 14:51| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 14:59

  • Share

Në provincat e Kanadasë perëndimore, temperatura mesatare është rritur me 1,9 gradë Celsius që nga mesi i shekullit të 20-të”, sipas Departamentit të Mjedisit dhe Ndryshimeve Klimatike.

Në provincën British Columbiame 36 mijë banorë, të Kanadasë u shpall gjendja e jashtëzakonshme, pasi zjarret shkatërruese të pyjeve vazhduan të përhapeshin në rajon të premten. Kryeministri i British Columbia, David Eby bëri njoftimin për të gjithë provincën në bregdetin e Paqësorit dje në mbrëmje në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

Më herët, disa shtëpi dhe banesa rreth qytetit të njohur turistik të West Kelowna në liqenin Okanagan, ishin përfshirë nga flakët. Nga zjarret është përfshirë edhe qyteti i Kelowna, me një popullsi prej gati 150 000 banorësh në anën e kundërt të liqenit.

Në të gjithë krahinën, 15 000 banorëve u është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Një paralajmërim evakuimi ishte në fuqi për më shumë se 20 000 banorë të tjerë. Zjarret e ashpra pyjore shpërthyen gjithashtu në Territoret Veriperëndimore fqinje të Kanadasë. Zjarret në pyje janë një fenomen vjetor në shumë pjesë të Kanadasë dhe, herë pas here i detyrojnë njerëzit të evakuohen. Ky vit, është sezoni më i keq i njohur i zjarreve në historinë e vendit.“

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?