Kanada, dentisti i veshur si polic kryen masakrën, të paktën gjashtëmbëdhjetë të vdekur (VIDEO)

20 Prill 2020, 09:38| Përditesimi: 20 Prill 2020, 09:50

  • Share

Të paktën 16 njerëz vdiqën, mes të cilëve edhe një police pas të shtënave që zgjatën për plot 12 orë në vende të ndryshme në Nova Scotia, në Kanada.

Autori i masakrës, i veshur si oficer policie, i identifikuar si Gabriel Wortman, 51 vjeç, me profesion dentist u gjet i vdekur. Ai zotëronte shumë pasuri të paluajtshme në Halifax, kryeqyteti i provincës.
E gjitha filloi në Portapique, një bashkësi e vogël rurale 35 milje larg Truro.

Policja e vrarë quhej Heidi Stevenson, e cila ka qenë në detyrë për 23 vjet dhe nëna e dy djemve.

"Nuk mund t'ju jap detaje sonte, por ka më shumë se dhjetë të vdekur," tha zëdhënësi i policisë federale për Dartsmouth në një konferencë për shtyp kurse Kryeministri Justin Trudeau shprehu dhimbjen e tij për viktimat përmes një postimi në Tëitter.

Sipas mediave kanadeze, vrasësi kishte modifikuar gjithashtu edhe makinën e tij për ta bërë atë të dukej si makinë policie.

Ai prej ditës së shtunë ndodhej në arrati pasi ndiqej nga policia e cila kërkonte ta vinte në pranga pasi ishte njoftuar për praninë e një personi të armatosur në fshatin Portapique. Sipas mediave disa kufoma u gjetën në bodrumin e një kantine.

Autori i masakrës Gabriel Wortman

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?