OKB

Kanada: Bastisjet ndaj Houthis janë në përputhje me kartën e OKB-së. Liria e lundrimit duhet mbrojtur

12 Janar, 18:01
  • Share

1704827087_glgtulguyu.JPG

OKB

Kanadaja ka pretenduar mbështetje për sulmet amerikane dhe britanike kundër rebelëve Houthi të Jemenit, duke thënë se ata janë "në përputhje me Kartën e OKB-së". 

"Personeli i Forcave Kanadeze i dislokuar me Komandën Qendrore të SHBA-së mbështeti bastisjet e shënjestruara me saktësi të kryera dje nga forcat e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër zonave të kontrolluara nga Houthi të Jemenit, siç bëri Australia, Bahreini dhe Holanda. Këto sulme precize janë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe demonstrojnë përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe tregtinë ndërkombëtare në Detin e Kuq”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes kanadeze Melanie Joly dhe Bill Blair.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli do dërgojë ilaçe për pengjet në Gaza! SHBA dhe Britania sulmojnë bazat Houthi në Jemen! Tajani: Mbështesim sulmet, por italia nuk mund të marrë pjesë pa miratimin e parlamentit


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?