Foto ilustruese

Kronikë

Kanabis në servis makinash, dhunë dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia e Tiranës vë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale

2 Shtator 2021, 10:18| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 10:20

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur puna për “goditjen” e paligjshmërisë vijon, policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për vepra të ndryshme penale

Një sasi e lëndës narkotike kanabis është sekuestruar nga polica, pas një kontrolli të ushtruar në servisin e E.P, i cili edhe u vu në pranga për veprimin e paligjshëm që kreu.

Si pasojë e dhunës psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj të dashurës së tij, policia kapi dhe arrestoi 25-vjeçarin A. B.

Një burim i mundshëm aksidenti, është drejtimi i automjetit në gjendje të dehur. Duke qenë kështu, policia rrugore në Tiranë ka arrestuar G. H., 40 vjeç, B. K., 44 vjeç, E. Ç., 36 vjeç dhe A. D., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?