Foto ilustruese

Kronikë

Kanabis në makinë, policia arreston 23-vjeçarin në Skrapar

30 Korrik 2021, 12:19| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 12:26

  • Share

Teksa kontrollet për “goditjen” e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve vazhdojnë, polica ka goditur një tjetër rast në Skrapar.

Gjatë një kontrolli në rutinë në automjetin tip “Benz” në fshatin Ujanik-Gjerbës, policia ka arrestuar 23-vjeçarin Xh.H, pasi iu gjet një sasi e lëndës narkotike kanabis.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti.

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, policia ka proceduar penalisht 50-vjeçarin G. S., banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij në fshatin Kozare, Kuçovë u gjetën inerte (rërë), të cilën e ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme në lumin Seman. 

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?