Kanabis në formë boçe dhe armë në ‘Audi’ e ‘BMW’, pranga 3 të rinjve në Durrës! VIDEO nga momenti i operacionit

5 Shtator 2022, 10:23| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 10:29

  • Share

DURRËS- 3 persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur me armë dhe me drogë në qarkun e Durrësit.

Report Tv mëson se në pranga ka rënë i riu me inicialet K.L., banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte. Ndërkohë gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe kanabis në formën e boçes. Për këtë arsye, shoferiu iu ndënstrua testit të drogës nga ku rezultoi pozitiv.

Nga ana tjetër, në pranga kanë rënë edhe 2 persona të tjerë, me konkretisht të tinjtë me inicialet D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës.

Referuar burimeve zyrtare, të rinjtë u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMW” ku iu gjet sërish kanabis në formën e boçes. Gjithashtu, 23-vjeçari O. D., iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv

 

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?