Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona, pasi iu gjetën lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza. Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. R, 38 vjeç dhe F. K, 37 vjeçe, të cilët po qëndronin në një ambient të hapur pa pronar, në Pezë-Helmes, policia gjeti dhe sekuestroi dozat e kokainës.
Në pranga është vënë edhe 61-vjeçari S.R, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa janë shpallur në kërkim kunati dhe djali i tij. Kjo pasi M.N 52 vjeç dhe E.N 20 vjeç (babë e birë), kanë ushtruar dhunë ndaj 61-vjeçarit.
I dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur ne tentativë, policia ka arrestuar 33-vjeçarin M.S (D), pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në afërsi të fshatit “Ballenj”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve A. D, 52 vjeç dhe G. K, 27 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.