Foto ilustruese

Kanabis, dhunë dhe vjedhje! Vihen në pranga 5 persona në Tiranë

14 Shtator 2023, 13:22| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 13:24

  • Share

Pesë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga kanabisi deri tek dhuna dhe vjedhja.

Pas një kontrolli fizik të ushtruar ndaj një 40-vjeçari, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi kanabisi.Për pasojë ka rënë në pranga A. O., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan Z. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me send të fortë një punonjës të Policisë Bashkiake.

Në prangat e policëve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë rënë L. Sh., 33 vjeç dhe M. Sh., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë qenë të shpallur në kërkim për vjedhje.

Po ashtu një 40-vjeçar, me iniciale J.M është arrestuar, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Ndërsa në Komisariatin e Policisë Nr. 1 një grua ka kallëzuar se djali i saj është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Policia po punon për gjetjen e M. H., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?