Foto nga ambientet e lokalit në Sarandë

Kronikë

Kanabis dhe muzikë jashtë orarit, gjobitet pronari i një lokali të paregjistruar në QKR në Sarandë! Policia nuk 'fal' as 23 klientët

11 Shtator 2021, 16:26| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 16:28

  • Share

Pavarësisht shifrave të larta të infeksioneve me COVID në vend dhe rrezikut nga varianti Delta, një biznes në Sarandë, i paregjistruara në QKR, ka parë të arsyeshme të vijojë muzikën përtej orarit të përcaktuar për mbyllje.

Policia bën me dije se në ambientet e lokalit u gjetën edhe doza të vogla kanabis, ndërsa pronari, 45-vjeçari me inicialet  V(D). M., 45 vjeç,  u procedua penalisht për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Gjithashtu, ai u gjobit me 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ.

Nuk kanë shpëtuar s 23 klientë në lokal, të cilët janë gjobitur me nga 10.000.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?