Foto ilustruese

Kronikë

Kanabis dhe drejtim automjeti ‘tap’, policia vë në pranga 2 persona në Fier

23 Gusht 2021, 09:21| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 09:22

  • Share

Teksa puna në kuadër të “goditjes” së paligjshmërisë në vend vijon, policia e Fierit ka arrestuar një person për kultivim të bimëve narkotike dhe një tjetër, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.

Maksim Çepele, banues në Verbas, Fier është vënë në pranga pasi iu gjet një sasi kanabis gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, të ushtruar nga policia,

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në pranga është vënë edhe 61-vjeçari A.M, banues në Lushnje, pasi drejtonte motorin tip "Linfan" në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?