Trajneri i ri i Kamzës, Juljan Ahmati

Kamza nuk humbet kohë, zgjedh trajnerin e ri

11 Prill 2018, 14:30| Përditesimi: 11 Prill 2018, 14:32

  • Share

Kamza nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur menjëherë trajnerin e ri pas shkarkimit të Ramadan Ndreut. Do të jetë Juljan Ahmati ai që do të drejtojë kryeqytetasit për 8 javët e mbetura të kampionatit.

Ish-futbollisti i Tiranës dhe i Dinamos, por edhe i disa ekipeve të tjera, drejtonte skuadrën e Burrelit në Kategorinë e Parë. Ahmati, që më parë ka drejtuar edhe ekipin e Korabit, ka prishur marrëveshjen me klubin matian dhe që nga e mërkura merr drejtimin e Kamzës. Lajmin e konfirmon për Report Tv vetë presidenti Naim Qarri. Synimi i Kamzës është mbijetesa në Superiore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?