Kampioni afrikan i dorëzohet grushteve të rrufeshme, boksieri Alban Bermeta mbyll vitin me fitore: Në 2024 të tjera arritje

30 Dhjetor 2023, 13:06| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 09:26

  • Share

Pritej spektakël dhe ashtu ndodhi. Alban Bërmeta, boksieri nga Tirana, fitoi një tjetër përballje në boksin profesionist dhe këtë herë ndaj një kundërshtari kampion në Afrikë. Dueli i grushteve në Fier u mbyll në raundin e gjashtë me pikë, duke bërë që ndaj Henriques Landos, Bermeta të siguronte fitoren e 14 në boksin profesionist, 11 prej të cilëve me nokaut.

“Ishte kundërshtar shumë i fortë, i 110 në botë dhe i pari në Afrikë. Gjithsesi unë isha përgatitur për këtë ndeshje dhe falë Zotit ia arrita të fitoj. Ishalla eci sa më lart në ndeshjet e ardhshme me kundërshtarë më të fortë,”-u shpreh Alban Bërmeta, boksier.

Boksieri nga Angola provoi gjatë gjithë ndeshjes të provokonte Bermetën, duke bërë në ring sjellje të çuditshme. (pamjet ku ai kërcen)

“Ajo është mënyra e tij e boksimit, e sjelljes. Unë bëj sjelljen time dhe kam hyrë për të treguar boks aty. Normalisht edhe spektakël, por spektakël me grushte sepse nuk jemi balerinë. Nuk ka asnjë problem: ajo është mënyra e tij, ndërsa unë kam timen,”-tha Alban Bërmeta, boksier.

Në natën e spektaklit në Fier, me fitore ia doli edhe Xhulio Vrenozi në peshën super të lehtë, duke mposhtur në raundin e dytë me nokaut kundërshtarin nga Bosnja Sinica Gambelic. Para publikut vendas shkëlqyer edhe dy fierakët Aleksandër Kallashi dhe David Ferko, duke siguruar fitore ndaj kundërshtarëve respektivë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skerdi: 30/12/2023 14:31

    Suksese Alban n’a ka qe me ate spektakel te mrekullueshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?