VIDEO/ Kampionët e Seria A turpërohen në Milano, Sassuolo i shënon 5 gola ‘djallit’ të Piolit! Rrezikohet Champions-i

29 Janar 2023, 14:40| Përditesimi: 29 Janar 2023, 19:47

  • Share

Kampionët e Seria A, Milan, janë turpëruar në San Siro në javën e 20 të Seria A, pasi janë mposhtur 2-5 nga Sassuolo.

Në Milano pritej që skuadra e Piolit të ndryshonte fytyrë nga ndeshjet e fundit, por krejt e kundërta ka ndodhur. Defrel dhe Fratesi, në harkun kohor të 3 minutave, shënuan dy herë duke shtangur të pranishmit. Giroud u përpoq të zgjonte skuadrën duke ngushtuar diferencat, por brenda pjesës së parë Berardi realizoi të tretin për Sassuolo-n.

Në pjesën e dytë Lauriente dhe më pas Henrique i dërguan shifrat në 1-5 para se Origi të vuloste shifrat përfundimtare. Me këtë humbje Milan zbret të paktën në vendin e katërt, por rrezikon të dalë edhe jashtë zonës Champions.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?