Kampionët e Kurbinit, bashkia vlerëson tre figura të shquara me titullin 'Qytetar Nderi'! Sportistët: Ndihemi krenarë

29 Janar 2023, 14:24| Përditesimi: 29 Janar 2023, 16:41

  • Share

Tre figura të shquara të sportit janë nderuar me titullin ‘Qytetarët Nderi’ nga bashkia e Kurbit. Në ceremoninë e veçantë morën vlerësimin kampioni i botës në bilardo Eklant Kaçi, radiokronisti Rrok Preçi si dhe mundësi 9 herë kampion i vendit Boris Frrokaj.

“Medalje botërori kam, medalje argjendi kam, bronzi. Të gjitha i kam, por më mungonte një medalje si kjo dhe për këtë iu falenderoj të gjithëve,”-u shpreh Eklent Kaçi, kampion në bilardo.

“Unë gjithë jetën që e kam jetuar në Laç jam ndjerë shumë mirë, i ngrohtë dhe jam respektuar. Tani e kuptoj me gjithë mend se përshëndetjet që më kanë dhuruar gjatë gjithë kësaj kohe në Laç kanë qenë të vërteta dhe jo false,”-tha Rrok Preçi, radiokronist.

“Në mënyrë të veçantë dua të falenderoj të gjithë qytetarët e Kurbinit që e pritën me dëshirë shumë të madhe këtë vlerësim për mua,”-deklaroi Boris Frrokaj, kampion në mundje.

Për një bashki si e Kurbinit personazhë të tillë janë vyer për të treguar lidhjen që qyteti ka me sportin.

“Kemi 3 njerëz që nëpërmjet sportit e kanë çuar lart emrin e Kurbinit, duke na bërë krenar të gjithëve,”-Majldinda Cara, kryebashkiake e Kurbinit.

Krahas autoriteve lokale, pjësë e kësaj ceremonie ishin përsonalitete të shquara të sportit në vend dhe qytetar të Kurbinit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 29/01/2023 14:41

    KURBINI KA DHE TALENTE DHE NJERDX TE MUR .

    Përgjigju
    • Or tej: 29/01/2023 16:39

      Skifterat qe ka kurbini nuk i ka kush n'bote or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?