Shkëndija feston golin

Kampionët e Duros në krizë, Shkëndija fiton me Strugën dhe merr kreun në Maqedoninë e Veriut

4 Tetor 2023, 19:33
  • Share

TETOVË - Shkëndija fitoi 1-0 me kampionët e Strugës dhe merr kreun e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Sfida e luajtur në "Ecolog Stadium" në Tetovë u vendos nga goli i Aganspahic në minutën e 47 të ndeshjes, me tetovarët që me këto tri pikë ngjiten të parët.

Skuadra kuqezi ishte më e vendosur në fushë, duke mos gabuar në shtëpi. Dueli vinte pas sfidës së prapambetur për javën e dytë, teksa në total liga elitare e futbollit në vendin fqinj është në javën e nëntë.

Me 20 pikë pas kësaj jave, Shkëndija ngjitet në krye të renditjes, teksa kampionët në fuqi të Strugës kanë një ndeshje më pak dhe mbajnë vendin e katërt me 15 pikë. Kujtojmë se te Struga trajner është Shpëtim Duro, me ndeshjen e sotme që ishte edhe një derbi shqiptarësh për dy skuadrat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?