Sot luhen në Ballsh dhe Laç 2 ndeshjet e radhës së javës së tretë të Kampionatit shqiptar të Futbollit. Në orën 15:00, në stadiumin “Adush Muça” do të zhvillohet sfida Bylis-Partizani. Ballshiotët vijnë në këtë takim pas dy rezultateve pozitive, fitores ndaj Kastriotit dhe barazimin kundër Teutës, por të kuqtë e Partizanit do të kërkojnë triumfin e tretë, duel pas dy fitoreve, ndaj Egnatias dhe Laçit.
Në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Laçit do të luhet ndeshja Laçi-Egnatia. Kurbinasit e Vukiçeviç vijnë pas një fitore dhe një humbje, respektivisht ndaj Teutës dhe Partizanit.
Ndërsa rrogozhinasit e Edlir Tetovës nuk kanë marrë asnjë pikë deri tani në këtë sezon pasi janë mundur kundër dy ekipeve kryeqytetase, Partizanit dhe Tiranës.
K.T./ReportTv.al