Kampionati ndërkombëtar i kickboxing për herë të parë në Gjirokastër, fëmijët: Ishim të emocionuar, por u kënaqëm që morëm pjesë

5 Prill 2022, 13:49| Përditesimi: 5 Prill 2022, 14:42

  • Share

Qindra të rinj nga Greqia, Shqipëria dhe Kosova u mblodhën për herë të parë në qytetin e Gjirokastrës ku u zhvillua kompianti ndërkombëtar i Kickbox. Fëmijëve pjesëmarrës treguan qartë gëzimin dhe emocionet e fitores.

“Në fillim kisha emocione, por kur fitova u kënaqa shumë. Nuk e prisja,”- u shpreh një nga fëmijët.

“Mora pjesë në këtë kampionat për të provuar veten time. Unë kam katër vite që merrem me karate. Më pëlqeu shumë se si luajta dhe se si shkoi loja,”-tha një fëmijë tjetër.

Ndërsa organizatori Klodjan Tosuni tha se angazhimi i të rinjve në sporte të ndryshme i mban ata larg nga veseve të keqija.

“Sporti është shumë shumë i rëndësishëm, është vetë jeta. Nëqoftëse rinia meret me sport rinia do shmangë drogën dhe alkoolin,”-tha Klodjan Tosuni, organizator.

Përveç ekipeve të meshkujve, një pjesëmarrje e lartë u shënua në këtë aktivitet edhe nga ekipet e vajzave që merren me kickbox.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?