Kampionati kombëtar, Apolonia e kickboxing 'gati për luftë': Duam të rikonfirmohemi kampionë të Shqipërisë

21 Mars, 14:27| Përditesimi: 21 Mars, 16:35

  • Share

Më 30 mars në Fier do mbahet kampionati kombëtar i kickboxit për të rinj ku do të marrin pjesë 12 ekipe nga e gjithë Shqipëria. Ashtu si sezonin e kaluar ekipi i Apolonisë kërkon të jetë sërish protagonist me trofe të fituar dhe për këtë arsye po punohet intensivisht në palestër. Të rinjtë e qytetit, të cilët i janë përkushtuar këtij sporti, prej ditësh tani mendojnë vetëm për kampionatin.

“Po përgatitemi fort. Jemi duke u stërvitur dhe shpresoj që të dalim sa më mirë,”-u shpreh Saimir Vrapi, sportist i kickbox.

Sinkron Marsel Dhima, trajner i Apolonisë Kickbox: “Vjet kemi qenë ekipi kampion për grupmoshat nga 15-17 vjeç dhe këtë herë shpresojmë ta përsërisim. Falenderojmë të gjithë prindërit dhe sportistët të cilët janë në palestrën tonë dhe japin të pamundurën për të qenë kampion.”

Në kampionatin kombëtar të kickboxit për të rinj do ketë 3 kategori përballjesh. Nga mosha 9-12, 12-15 dhe 15-17 vjeç.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?