Alban Beqiri

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

25 Prill, 10:31| Përditesimi: 25 Prill, 10:32

  • Share

Kombëtarja shqiptare e boksit nuk ia ka dalë që të sigurojë një medalje në Kampionatin Evropian të Boksit që u zhvillua në Beograd me fillim më 18 prill. Boksierët Ani Haxhillari, Arjon Kajoshi, Senad Drini dhe Luis Gjolena nuk lanë gjurmë paçka përpjekjeve.

Ndërkohë, shpresa e madhe e boksit, Alban Beqiri u eliminua në çerekfinale. Pasi fitoi dy ndeshjet e para kundër rumunit Marcel Nistrenau dhe kroatit Petar Knezevic, Beqiri kërkoi suksesin e mëtejshëm në peshën deri 71 kilogramë.

Përballë turkut Erdemir Tugrulhan, shkodrani nuk ia doli dhe suksesi foli për Tugrulhan. Beqiri e humbi më pikë këtë ndeshje dhe mbeti jashtë zonës së medaljeve.

Alban Beqiri në vitin 2021 shënoi arritjen më të madhe ndërkombëtare të Shqipërisë në boks duke fituar medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror, e para për vendin tonë në një event të tillë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?