Kampionati Europian drejt shtyerjes për shkak të koronavirusit, OBSH kontakton UEFA-n

12 Mars 2020, 11:20| Përditesimi: 12 Mars 2020, 11:22

  • Share

Kampionati Europian i futbollit që është parashikuar të nisë në qershor me shumë mundësi do të ndërpritet për shkak të koronavirusit. UEFA deri më tani ka këmbëngulur që kjo mos të ndodhë, por së fundmi Organizata Botërore e Shëndetsisë ka kontaktuar vetë institucionin më të madh të futbollit në Europë.

OBSH i ka kërkuar UEFA-s për marrjen e masave deri në anulimin e kompeticionit, që do të ishte hera e parë në histori, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë që prej kohës kur ka nisur në 1960.

Ky tani është një problem i shtuar për presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin, që tani ndeshet edhe me kërkesat e disa klubeve për anulimin e ndeshjeve të Champions League dhe Europa League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?