Armand Duka, kreu i FSHF-së

'Kampionat i luftuar, të bëjmë mirë në Evropë', Armand Duka: Kombëtarja të marrë 6 pikë

29 Maj 2023, 19:58| Përditesimi: 29 Maj 2023, 19:59

  • Share

Armand Duka, kreu i FSHF-së i dorëzoi titullin kampion Partizanit për këtë sezon në Superligë. Pas ndeshjes, për Oversport, Duka tha se ky ka qenë një sezon i luftuar. Sa i takon Kombëtares, kreu i FSHF-së u shpreh se kuqezinjtë duhet të marrin gjashtë pikë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor (datat 17 dhe 20).

"Kampionati ka qenë shumë i luftuar nga dita e parë deri te e fundit. Deri pak minuta më parë nuk dihej se kush do të ishte kampion, apo kush skuadër do të binde nga kategoria. Dikush është i mërzitur, dikush feston, por të gjithë duhet të jenë të kënaqur për kontributin e dhënë këtë sezon.

Falënderoj tifozët dhe ju si media, që keni pasqyruar të gjitha ndeshjet e kampionatit. Shpresoj që klubet të bëjnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e europës. Pritshmëritë për ndeshjet e radhës së kombëtares? Kombëtarja e ka për detyrë të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, nuk duhet të kemi mendjemadhësi, por duhet që të vlerësojmë në maksimum kundërshtarët e radhës", tha Duka.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?