Kamionistja shqiptare në Itali: Italianët flirtojnë më shumë se ne! Si reagoi polici kur më pa me kamion

15 Mars, 22:22| Përditesimi: 15 Mars, 22:30

  • Share

Bianka Dervishi është shqiptarja që i ka habitur të gjithë në Itali. Edhe pse e re në moshë, ajo vendosi të bëhej kamioniste në një moshë fare të re, ndërsa tashmë është bërë shumë e njohur prej videove të saj në Tik Tok.

Kamionistja e parë shqiptare Bianka Dervishi tregon si nisi ky rrugëtim i saj në një profesion aspak të lehtë dhe i konsideruar gjithmonë për meshkuj.

“Kamionit i kam hipur me një familjarin tim pa patentë fare, thash do e provoj. Në momentin që e provova u dashurova. Nga aty fillova të marr patentën. Nuk mendoja se do e merrja shpejt se thash ishte një profesion që unë nuk e kisha idenë nga motorri, vaji, por i mësova shumë kollaj dhe ia dola shumë mirë. Uhdëtimi i parë ka qenë ngë Peruxhia në Firence. Familjarit tim po i vinte gjumë dhe më tha, a i jep ti kamionit? I thash nuk kam patentë. Mora kamionin dhe arrita gati në shtëpi dhe i thashë zgjohu. Më tha ti qënke për këtë”, rrëfen Bianka.

Por në këtë rrugëtim në profesionin e saj nuk kanë munguar dhe skeptikët e shumtë, të cilat Bianka i tregon tashmë me nota humori.

“Kur hyra në shkollë kisha 21 burra dhe isha e vetmja femër aty. Hyri instruktori dhe më tha, më fal ti je mësuesja për të dhënë këto shpjegimet komerciale? Jo unë thjesht do marr patentën. -Ore mos ke ngatërruar sallë më tha, sepse një femër mund të bëjë diçka tjetër shumë të mirë feministe. Ashtu femër ndihem dhe këtu dhe do e kuptoni dhe ju dhe do më jepni respekt i thash. E njëjta gjë më ndodhte dhe kur shkoja të fabrikat, nuk e besonin, po e njëjta gjë dhe kur më ndaloi policie njëherë që mu fik kamioni dhe po prisja në rrugë policinë dhe mekanikun. Vjen polici dhe më tha: -Më thërrit pak shoferin e kamionit. I thashë, shoferja e kamionit jam unë. Mos u tall se s’kemi kohë se jemi në mes të rrugës, rrezik aksidenti ishte. I thash të shkoj të sjell patentën se unë jam. Vuri një buzëqeshje dhe u sollën ndryshe më pas me mua. Më thanë se nuk kishin besuar asnjëherë”, shprehet ajo në emisionin "Mes dy botëve" në RTSH.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?