Kamioni përplaset me veturën në aksin Burrel-Klos, disa të plagosur (VIDEO)

1 Shtator 2020, 09:05| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 09:28

  • Share

BURREL- Një aksident u shënua mëngjesin e kësaj të marteje në aksin rrugor Burrel - Klos. Një mjet i tonazhit të rëndë u përplas me një autoveturë në fshatin Zall-shoshaj duke shkaktuar disa të lënduar dhe një trafik deri në 3 kilometra.

Makinat është dashur të rrijnë dy orë në pritje deri sa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e rendit të komisariatit të Matit. Kjo nuk është hera e parë që në këtë zonë ndodhin aksidente pasi tre ura në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Mungesa e sinjalistikës së nevojshme shkakton aksidente sidomos për ata që nuk e njohin rrugën. Pak kohë më parë  në këtë urë përpak sa nuk u shkaktua një tragjedi ku një mjet doli nga rruga për tju shmangur përplasjes duke përfunduar në humnerë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?