VIDEO/ Kamioni përfshihet nga flakët në aksin Fier-Vlorë, shpëton shoferi

16 Shtator 2023, 17:09| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 17:29

  • Share

Një kamion është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Fier-Vlorë. Drejtuesi i mjetit ka shpwtuar, ndwrsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin që “mbuloi” mjetin, ndërsa për momentin është “paralizuar” trafiku në këtë aks.

Kamioni, i cili po transportonte materiale ndërtimi është djegur plotësisht, ndërsa rimorkiot kanë arritur të shpëtohen.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të shpëtojnë pjesën tjetër të mjetit.

Nga burimet paraprake dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkak të shkëndijës elektrike, megjithëse do të jetë grupi hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje që do të përcaktojë shkaqet e zjarrit.

Lajmi ne perditesim.. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?