Foto ilustruese

Kamioni merr flakë brenda servisit në Vorë! Dyshohet për defekt teknik

10 Mars 2023, 15:46| Përditesimi: 10 Mars 2023, 15:50

  • Share

Një kamion në Vorë është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti teknik të pësuar mesditën e sotme. Gjatë zjarrit, mjeti ka qenë brenda një servisi makinash në Vorë.

Për pasojë pjesa e përparme e kamionit, është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?