Kamioni me 2.6 ton kanabis/ Procedohet dhe një tjetër person, hetimet zgjatën disa muaj! Del video e re nga operacioni

4 Nëntor 2020, 11:28| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 16:56

  • Share

TIRANË- Strukturat e policisë shqiptare janë ngritur në këmbë pas sekuestrimit mbrëmjen e së martës të 2.6 ton marijuanë brenda një kamioni në Malin e Zi që kishte kaluar përmes territorit të vendit tonë nga dy pika kufitare, Kapshtica dhe Hani i Hotit.

Burime nga policia, thanë për Report TV se ka nisur një hetim i gjetë për të zbardhur të gjithë personat që janë përfshirë në kalimin e kësaj sasie të konsiderueshme droge.

Të njëjtat burime thanë se nga hetimi i deritanishëm, rezulton se marijuana të ketë qenë e fshehur brenda ngarkesave me fruta që në Greqi, nga kamioni është nisur. Për kohën e shkurtër të qëndrimit në territorin shqiptar, thanë burimet, është e pamundur që lënda narkotike të jetë bashkuar me frutat brenda Shqipërisë, që deri më tani, mendohet të jetë vetëm tranzit  për kalimin e drogës në destinacion final, vendet e Bashkimit Europian.

Hetimet e policisë janë përqendruar në pikën kufitare të Kapshticës, aty ku kamioni ka kaluar për herë të parë, nëse ka pasur apo jo shpërdorim të detyrës nga ana e efektivëve kufitarë apo punonjësve të doganës, për të mos kontrolluar ngarkesën në kamion dhe për të mos bërë skanimin. Të njëjtat hetime po kryehen edhe për pikën e Hanit të Hotit, tek e cila gjithashtu marijuana nuk është pikasur. Në lidhje me këtë sasi të madhe droge të sekuestruar në Mal të Zi, deri tani është një person i arrestuar,shoferi 40-vjeçar i kamionit Ervis Çalliku.

Autoritetet malazeze njoftojnë ndërkohë edhe për përfshirjen e një tjetër personi, identiteti i të cili nuk dihet akoma, njëkohësisht as kombësia.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?